Ylli Limani është një ndër këngëtarët më të dashur të showbizzit shqiptar. Prej vitesh tashmë në tregun muzikor shqiptar, Ylli ka bërë për vete zemrën e publikut me thjeshtësinë që e karakterizon si artist. Së fundmi, këngëtari ka marrë dhuratën më të veçantë nga një adhuruese e tij, një libër.
Këtë e ka bërë me dije vetë artisti përmes një postimi në rrjete sociale. “Shpirti i një artisti” është titulli i librit që autorja Adelina Xhaferi i ka kushtuar Limanit. “Adelina Xhaferi sapo ka publikuar librin e saj të parë, “Shpirti i një artisti” për mua. Faleminderit nga zemra”, shkruan ai.
Ndërkaq, në një tjetër postim, këngëtari ka shkruar i emocionuar: “S’kom mjaftueshëm “faleminderit” për krejt juve që m’jepni dashni & përkrahje çdo ditë. Kur e di që muzika jem sadopak ju inspiron & motivon, osht gëzimi ma i madh i jetës tem. Ju dua”. /abcnews.al