Britania pritet të miratojë Novavax, vaksina e katërt kundër Covid-19

schedule14:49 - 30 Mars, 2021

schedule 14:49 - 30 Mars, 2021

Britania  pritet të miratojë vaksinën e saj të katërt kundër Covid -19 brenda më pak se katër javësh.

Vaksina mund të aprovohet në fund të muajt prill ose në fillim të majit.

Ministrat kanë porositur 60 milion doza të vaksinës Novavax . Provat kanë zbuluar se është 86 përqind efektive kundër variantit Kent të Covid-19 dhe 96 përqind kundër variantit të  Wuhan.

Britania ka miratuar tashmë tre vaksina për përdorim:  Pfizer dhe AstraZeneca, të cilat janë tashmë në përdorim, dhe  Moderna, e cila pritet të fillojë përdorimin e saj në Prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!