Alban Skënderaj, artisti shumë i dashur për publikun numëron në repertorin e tij një sërë hitesh, bashkëpunime dhe solo. Përgjatë këtyre viteve karrierë, Albani na ka falur muzikë të pastër, gjë që e ka bërë atë të vlerësohet si një ndër artistët me “A” të madhe. Përtej karrierës, ai është një baba i dy fëmijëve, Ameli dhe Duam, i cili erdhi në jetë në janar të 2020-ës.
Ai është treguar shumë i rezervuar, dhe postimet apo dedikimet ndaj vogëlushëve të tij janë të pakta. Së fundmi, autorit i hitit “Parajsa Ime” ka ndarë një foto të ëmbël me të birin, për të cilin ka zgjedhur disa fjalë prekëse. “Duam, arushi i babit”, ka shkruar Albani krahas fotos, në të cilën shihet duke përqafuar Duamin.
Kujtojmë që projekti më i fundit i këngëtarit është balada “Kush ta ndjen aromën”. Tre muaj më parë, ai lancoi dhe duetin e shumëpritur me Arilena Arën, “A i sheh” një këngë që u prit shumë mirë nga publiku. /abcnews.al