Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Gjeta mbështetjen e duhur”, gazetari ndan detaje nga projekti më i ri në abcnews.al

schedule11:51 - 30 Mars, 2021

schedule 11:51 - 30 Mars, 2021

Rubrika më e re që ka startuar në abcnews.al Box Pop ofron për lexuesit mendimin e qytetarëve për zhvillimet më të fundit në vend. Gazetari Ermal Vaka ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa, ku ndau detaje nga ky projekt.

Ai tregoi se pas pyetjeve pikante drejtuar qytetarëve, në fakt ka një mesazh të caktuar. Më tej, ai tregoi dhe arsyen pse iu bashkua skuadrës së abcnews.al. “Më janë ofruar shumë media online për të bërë vox pop-e, por ndonjëherë njeriu nuk ka nevojë për ta bërë diçka, ka nevojë dhe për suport.



Në rast se nuk promovohet puna dhe djersa ashtu siç duhet, nuk të intereson as leku, asgjë tjetër. Këtu kisha suportin dhe mbështetjen e duhur, dhe nuk do ta humbisja këtë lloj mundësie.”, u shpreh Vaka. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!