Situata në spitalin Infektiv paraditen e sotme paraqitet e qetë. Ndërkohë edhe numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spital ka ardhur në rënie.
Një ditë më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi 285 raste të reja dhe 6 humbje jete si pasojë e virusit.
Siç raporton gazetarja Ema Shazivari këto shifra kanë sjellë edhe shqetësimin e situatës në spitalet Covid. Në spitalin Infektiv është ulur numri i urgjencave të reja.
Megjithatë, shqetësim për mjekët mbetet gjendja e të shtruarve. Ndonëse numri i pacientëve në spital është i vogël, gjendja e tyre është e rënduar.
Një pjesë e madh e qytetarëve preferojnë trajtimin në shtëpi dhe i drejtohen spitalit me vonesë. Sipas mjekëve kjo është shqetësuese pasi të sëmurët vijojnë të shkojnë në spital kur gjendja e tyre është rënduar së tepërmi.
Aktualisht në spitalet Covid në vend po marrin trajtim 311 pacientë, 16 në terapi intensive, 7 nga të cilët janë të intubuar. g.v/abcnews.al