TIRANË- Pas sigurimit edhe të vaksinës kineze, në Shqipëri prej dy ditësh ka filluar vaksinimi masiv i popullsisë, sipas grup moshave.
Vetëm gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin tonë kanë marrë dozën e parë të vaksinës mbi 20 mijë vaksinime në të gjithë vendin.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se sot janë kryer 20414 vaksinime, në të gjithë vendin
“DITA 2 e vaksinimit masiv përfundon me shifrën domethënëse, 20414 vaksinime, në të gjithë vendin #ShqipëriaBuzëqesh”, shkruan Manastriliu.
Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID në total janë kryer mbi 95 mijë vaksinime. E.L/abcenews.al/