Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zaev pas marrëveshjes me opozitën: Kush nuk kanë shtetësi maqedonase, s’mund të regjistrohet

schedule18:42 - 29 Mars, 2021

schedule 18:42 - 29 Mars, 2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev deklaroi se personat që nuk kanë shtetësi maqedonase nuk mund të regjistrohen.

Në një komunikim me gazetarët ai shtoi se regjistrimin e popullsisë nuk do ta ndalojë askush, por do të jetë i pavlefshëm për qytetarët që nuk kanë shtetësi dhe se aplikimi do të anulohet automatikisht.

Lexo edhe: Qeveria dhe opozita në RMV arrijnë dakordësinë, shtyhet për në shtator regjistrimi i popullsisë

“Askush nuk mund ta ndalojë atë regjistrim, por nuk është i vlefshëm për shkak se ne në bazën e të dhënave kemi të gjithë ata që kanë shtetësi. Në regjistrimin e RMV-së regjistrohen gjithë qytetarët që kanë shtetësi. Kjo do të thotë se personat pa shtetësi nuk mund të regjistrohen”, ka thënë Zaev.

Ditën e sotme Zaev dhe Hrisitjan Mickoskit pas disa orësh bisedime u dakorduan që regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut të shtyhet për në shtator.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!