Nga data 2 prill, në Greqi do të hapet platforma elektronike për vaksinën ant-Covid. Kjo platformë do të përfshijë grupmosha nga 65-62-vjeç, kështu njoftoi sekretari i Kujdesit Shëndetësor, Marios Theomistokleous.
Thenistokleosu gjithashtu bëri me dije se qytetarët nëpërmjet kësaj platforme do të caktojnë takimin e tyre pra do të zgjedhin listën ku duan të futen, ndërsa kërkesa e tyre do të konfirmohet me një sms përkatëse, shkruajnë mediat greke.
Ai gjithashtu njoftoi se ditën e sotme janë realizuar 26,000 vaksina, ndërsa theksoi se nga data 1 prill do të aktivizohen të gjitha qendrat e vaksinimit duke synuar 1,500,000 vaksinime në muajin prill.
“Kur ka doza të padisponueshme në qendrën e vaksinimit, sistemi do të zgjedhë automatikisht nga takimet e ardhshme, në mënyrë që vaksinat të bëhen më herët ,” sqaroi më tej Themistocleous.
/abcnews.al/