Jo vetëm Low, edhe ylli i mesfushës tërhiqet nga Gjermania pas Euro 2020

schedule14:18 - 29 Mars, 2021

schedule 14:18 - 29 Mars, 2021

Toni Kroos ka vendosur t’i japë fund me kombëtaren gjermane pas përfundimit të Euro 2020. Mesfushori i Real Madrid debutoi 11 vite më parë me “Pancerat” dhe deri tani numëron 17 gola të realizuar në 101 ndeshje.

Në vitin 2014 ishte titullar fiks i skuadrës që fitoi Botërorin e zhvilluar në Brazil. Bild raporton se 31-vjeçari e ka ndarë mendjen dhe ka zgjedhur të përkushtohet vetëm te skuadra e Realit në të ardhmen.

 

Toni Kroos

Vendimi i mesfushorit unik do të bëhet zyrtar në ditën e ardhshme. Kroos shpreson që ai dhe shokët e skuadrës të triumfojnë në Europianin që do të zhvillohet këtë verë, duke u larguar si fitues nga Gjermania. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!