Ahmetaj mesazh ngushëllimi për Bashkim Finon: I hidhëruar nga ikja jote, nuk mund ta besoj

schedule14:07 - 29 Mars, 2021

schedule 14:07 - 29 Mars, 2021

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka përcjellë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.

Në një shënim në rrjetet sociale, Ahmetaj e cilëson Finon si mik të shtrenjtë të zemrës e të familjes, ndërsa shpreh hidhërimin për ikjen e tij.

“Me çfarë fjalësh mund ta përcjellësh një mik të shtrenjtë të zemrës e të familjes?!

Jam i hidhëruar nga ikja jote, nuk mund ta besoj. Do na mungosh çdo ditë si mik i dashur, si socialist me shpirt, si patriot i vërtetë që i dole për zot vendit në ditë të vështira.

Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes,” shkruan Ahmetaj.

Deputeti socialist Bashkim Fino ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pasi prej ditësh ishte i shtruar në spital me koronavirus. Fino do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16:00, ndërsa qeveria e shpalli sot ditë zie kombëtare.  g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!