Sonila Qato kundërshton vendim e SPAK për të zgjatur afatet e hetimit

schedule11:24 - 29 Mars, 2021

schedule 11:24 - 29 Mars, 2021

Sonila Qato kundërshton vendim e SPAK për të zgjatur afatet e hetimit të nisur për të. Ish drejtoresha e ARRSH është në hetim për “shpërdorim detyre” pas një kallëzimi nga një kompani ndërtimi për pabarazi në tendera.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e kallëzoi për ndjekje penale në Prokurori ish drejtoren e Autoritetit Rrugor për abuzim 5 milionë euro me tenderin e rrugës Kardhiq- Delvinë.

Pas auditimit të tenderit, KLSH kërkoi hetim te thelluar penal ndaj zonjës Qato duke e akuzuar se ka skualifikuar pa të drejtë ofertën më të ulët, atë të paraqitur nga kompania “Gjoka Konstruksion”. /abcnews.al