Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpreh trishtim për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se do i mungojnë bisedat me të gjatë pushimeve në Kuvend, ku nuk i kursente asnjëherë këshillat e mençura.
Ajo shton se është krenare që ka ndarë një copë udhë në politikë me njeriun që drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit.
“E trishtuar nga lajmi i ndarjes nga jeta të mikut dhe kolegut, Bashkim Fino.Do të më mungojnë bisedat gjatë pushimeve në seancat e Kuvendit, ku nuk i kursente asnjëherë këshillat e mençura.
Krenare që kam ndarë një copë udhë në politikë me njeriun, i cili drejtoi Shqipërinë në një prej momenteve më të vështira të historisë së 30 viteve të fundit. U prehsh në paqe, mik!”, shkruan ministrja./mv.abcnews.al