Kanë kaluar 22 vite nga masakra e Belegut në Deçan ku forca të shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe vranë 49 shqiptarë.
Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ndërkohë edhe sot e kësaj dite vijon mos të dihet asgjë në lidhje me trupat e 33 personave të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Deçanit, një çështje që nuk po merr zgjidhje.
Ndonëse ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të prezantuara edhe në Tribunalin e Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, deri më tash askush nuk është arrestuar./abcnews.al