Episodi i veçantë me traversën, Zvicër-Lituani nisi 15 minuta me vonesë

schedule21:55 - 28 Mars, 2021

schedule 21:55 - 28 Mars, 2021

Zvicra e mbylli në avantazh pjesën e parë kundër Lituanisë. Xherdan Shaqiri shënoi që në minutën e dytë, duke kaluar shpejt në avantazh skuadrën helvete.

Sfida që po luhet në “Kybunpark” të St Gallen, nisi 15 minuta me vonesë. Shkaku? Traversa e njërës portës ishte më e lartë se tjetra.

Delegati i UEFA-s dalloi lartësinë e tepërt të njërës portë dhe urdhëroi menjëherë që të bëhej ndryshimi i nevojshëm.

Një rast i kundërt ndodhi shtatorin e vitit të kaluar në duelin e Europa League mes Shkëndijës së Tetovës dhe Tottenham.

Portat ishin më të vogla se zakonisht. Trajneri Jose Mourinho tregoi atë që u kishte ngjarë në stadiumin e Shkupit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!