Rey Manaj u aktivizua si zëvendësues ditën e sotme në ndeshjen ndaj Anglisë, por arriti të ushtrojë presion mirë, pavarësisht se nuk e goditi dot portën e Pope. Pas ndeshjes lushnjari foli për Supersport.
“Kur futesh në fushë si zëvendësues është shumë e vështirë. U ndjeva i surprizuar kur ma tha trajneri që nuk isha titullar, por kjo nuk ka gjë. Trajneri e vendos këtë dhe ata që luajtën e meritonin.
E kishim përgatitur ndeshjen për kundërsulme, por nuk linin hapësira dhe duhet të mbronim më shumë topin dhe të dilnim duke qarkulluar topin, sepse janë ekip i madh dhe të lënë të luash me topin.
Gjithsesi ishte ndeshje e mirë sepse e dimë nivelin e një ekipi të tillë. Janë nivel i lartë dhe nëse vrapon pas atyre të lodhin dhe të bëjnë të mos jesh në pozicion. Ndaj tyre më shumë duhet të ushtrosh presing në mënyrën e duhur”, u shpreh Manaj. /abcnews.al