Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Roma zgjedhja e duhur”, Kumbulla: Ëndërroj të luaj në Premier League

schedule16:17 - 28 Mars, 2021

schedule 16:17 - 28 Mars, 2021

Marash Kumbulla është mungesa e madhe e Shqipërisë në ndeshjen e sotme përballë Anglisë, e vlefshme për eliminatore e Botërorit Katar 2022.

20-vjeçari nga Malësia e Madhe, ka dhënë një prononcim për Telegraph përpara takimit kundër “Tre Luanëve”, aty ku flet për aventurën me Romën dhe dëshirën për të luajtur një ditë në Premier League.

Kisha oferta nga Premier League (Leeds United), por preferova të qëndroj në Itali për të luajtur në një nga klubet më të rëndësishëm të Serie A. Bëra zgjedhjen e duhur.

Jam pjesë e një klubi me tradita, tifozët e Romës janë fantastikë. Klubi ka një projekt shumë ambicioz. Premier League? Është një nga kampionatet e mi të preferuar.

Pse jo, mund të transferohem atje në të ardhmen. Kurrë mos thuaj kurrë“, deklaroi mbrojtësi i talentuar i kombëtares shqiptare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!