Ousmane Dembele mund të ndryshojë skuadër gjatë verës, por sigurisht nuk do të jetë e lehtë që ndonjë klub të paguajë aq sa do të dëshironte Barcelona.
Gjithsesi në kampin katalanas e dinë shumë mirë që pandemia ka bërë të veten dhe për të marrë mbrapsht paratë e investuara për francezin është një mision thuajse i pamundur.
Dëmtimet e kanë penalizuar shpesh sulmuesin anësor, i cili nuk ka mundur dot të tregojë vlerat e tij dhe të justifikojë paratë e shpenzuara për të.
“Mundo Deportivo” në Spanjë raporton se për shërbimet e Dembele interesohet sërish Juventusi. Bardhezinjtë e tentuan edhe në verë, kur shkëmbyen Arthur me Pjanic. /abcnews.al

