“Figurat publike në politikë” ka qenë kjo tema që është diskutuar këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun ku janë mbledhur disa nga emrat më të njohur të ekranit, të cilët janë angazhuar në politikë. Një ndër ta ishte edhe sportistja e njohur Klodiana Shala.
Në një situatë të improvizuar në Soiree, Klodiana Shala ka mbajtur një fjalim se pse populli duhet të votojë PD-në dhe pikërisht atë.
Gjatë fjalimit, Klodiana ka theksuar se populli duhet të votojë atë duke djegur kalori dhe jo duke djegur votën e tyre. Nisur nga kjo frazë, Klodiana është “kapur” disi me Jul Dedën, kur ky i fundit e ka pyetur nëse duhet të humbasë kalori me të.
“Dëshironi që të jeni gjithmonë në formë dhe të mos keni komplekse? Sepse vera po vjen. Ju tremb stina e verës sesi do të dukeni me bikini apo jo Juli? Atëherë digjni kalori dhe jo votën. Dëgjoj shpesh keto kohë që thonë se nuk ju besojnë askujt dhe se do të djegin votën. Ja pra ku më keni mua që të digjni sa m shumë kalori. 25 prilli është shumë afër dhe nëse kjo nuk ju bind, periudha e plazhit po ju afron shumë shpejt. Juli pse hutohesh kaq shumë?”, është shprehur Klodiana
“E di pse hutohem? T’i humbim kaloritë me ty?”, e pyeti Jul Deda, Klodiana Shalën.
“Dëgjoje deri në fund. Nuk e ke akoma shansin që të humbësh ato kalori me mua Julian Dede”, ja ka kthyer sportistja e njohur. /abcnews.al/