“N’Shije” është emisioni më i ri në ABC dedikuar artit të bukur të gatimit që vjen në një format krejtësisht ndryshe.
Çdo të shtunë në orën 20.00, ky program do të sjellë në ABC, në mënyrë serioze dhe profesionale, nëpërmjet shefave të kuzhinës të Akademisë AGA, gatime të shumëllojshme (duke përfshirë jo vetëm kuzhinën tone, por edhe kulturën e vendeve të tjera të botës).
https://www.youtube.com/watch?v=AimICTlU2f4
Në çdo episod, publiku nga shtëpia do të mund të mësojë nga kuzhinierë të afirmuar se si të gatuajnë receta në mënyra të shumëllojshme: gatime të shpejta, pjata kryesore, ëmbëlsira, brumrat’, pastrimin dhe gatimin e peshkut, prodhimeve të detit e mishrave, si të konservojnë, të realizojnë salca të ndryshme, supa nga më të veçantat etj.
Do të njihen me receta të reja jo vetëm për ti përdorur në përditshmërinë e tyre, por do të mësojnë të gatuajnë receta specifike për festa të ndryshme apo për ngjarje të rëndësishme në jetën e tyre.
Një pikë tjetër, ndryshe nga emisionet e tjera dedikuar ushqimit e gatimit, është krijimi i dy shefave krejtësisht të veçantë, të cilët janë aktorët e njohur Herion Mustafaraj dhe Ervin Doko me skenar të Erand Sojlit. Dy “shefa” kuzhine të cilët aspirojnë për t’u bërë pjesë e një prej shkollave më të mira të kulinarisë “Akademia AGA”, por që nuk ja arrijnë asnjëherë qëllimit të tyre. /abcnews.al/