Është bllokuar ditën e sotme për disa orë aksi rrugor Berat-Çorovode. Shkak u bë një masiv shkëmbor që u shkëput nga mali duke përfunduar në rrugë.
Më tej ka nisur puna për heqjen e masivëve shkëmborë nga rruga duke bërë që të kalohet me një sens kalimi deri në pastrimin total të gurëve. Për fat të mirë, të lënduar nuk ka pasur. /abcnews.al/