Princi Albert i Monakos ka reaguar kundër intervistës së Harry-t dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey, të cilën e konsideroi si të papërshtatshme. Në një intervistë për BBC, Alberto u shpreh se i kuptonte presionet me të cilat përballen, por shtoi se problemet në familje nuk mund të adresohen publikisht.
I pyetur se çfarë mendonte për intervistën, Albert për BBC Wrld News: “Unë mendoj se është shumë e vështirë të jesh në vendin e dikujt. Mund ta kuptoj presionin në të cilët ndodheshin.”, ndërsa shtoi: “Këto lloje bisedash duhet të zhvillohen brenda familjes”.
Gjatë intervistës, Meghan u shpreh se një anëtar i familjes mbretërore kishte shfaqur sjellje raciste ndaj të birit. Ish-aktorja 39-vjeçare gjithashtu tha se kishte patur mendime vetëvrasjeje gjatë qëndrimit në pallat, por nuk kishte marrë ndihmën e nevojshme nga anëtarët. /abcnews.al