“Do e bind Koeman”, Pjanic: Te Barça jo për një sezon, të jem këtu ishte qëllim prej vitesh

schedule11:39 - 27 Mars, 2021

schedule 11:39 - 27 Mars, 2021

Miralem Pjanic në verën e shkuar u bë pjesë e Barcelonës si shkëmbim me Arthur, por ndryshe nga ç’pritej ai nuk ka arritur të zërë vend stabël në formacionin e Koeman, madje është një nga lojtarët më pak të përdorur. Por ai nuk dorëzohet.

Në një intervistë për Mundo Deportivo ai tregon se nuk ka ndërmend të largohet dhe po punon çdo ditë e më shumë për të bindur Koeman të jetë pjesë e formacionit. Mesfushori flet edhe për marrëdhëniet e mira me kapitenin.

Nuk kam ardhur te Barcelona për t’u larguar pas vetëm një sezoni. Për vite me radhë ishte qëllimi im të vija këtu dhe kam ardhur të fitoj Champions League. Në 2-3 ndeshje rresht i kam kërkuar Koeman të zbres në fushë dhe të tregoj futbollin tim. Nuk heq dorë dhe do vazhdoj të luftoj.

Këtë vit dua të ndihmoj të fitojmë LaLigan dhe Kupën, ky është mentaliteti im. Nuk heq kurrë dorë. Nëse sot nuk luaj, mëngjesin tjetër stërvitem më shumë se kurrë në mënyrë që trajnerët të vërejnë se nuë nuk dorëzohem. Nuk jam ndalur asnjë ditë, edhe pse mbërrita vonë prej Covid-19.

 

Kur filluan simptomat e Covid nuk mund ta besoja. Koeman më tha gjatë fazës përgatitore që të qëndroja i qetë, të kthehesha në formë dhe të mos ngutesha. Atëherë ishte e vështirë për mua të luaja. Koeman nuk flet shumë me lojtarët, kështu që ajo që më mbetet të bëj është të jem gati kur ai të ketë nevojë.

Messi? Është spektakolar. Ai flet shumë me mua dhe në fillim më ndihmoi të ambientohesha, duke më shpjeguar shumë gjëra. Më inkurajoi dhe më ndihmoi që në fillim. Si futbollist, nuk do shohim kurrë një tjetër si ai. Nuk e di nëse do të largohet, por do të doja të isha pranë tij edhe për shumë vite”, u shpreh Pjanic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!