Kur punojmë, ushqimi është “karburanti” i nevojshëm për mendjen dhe energjinë tonë. Ne performojmë më mirë kur ndjekim një dietë të ekuilibruar gjatë gjithë ditës dhe nuk i lëmë pas dore vaktet tona edhe nëse ritmi i punës sonë shkon jashtë orarit.
Meqenëse vakti i drekës, për shumicën prej nesh është një kënaqësi e madhe, por edhe një “makth” ditor, duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të thjeshtuar procesin e prodhimit. Por për të rregulluar metabolizmin, për të organizuar orarin dhe për të shijuar një vakt të shëndetshëm çdo drekë, ndiqni këshillat e mëposhtme.
Gatuajeni vetë ushqimin që hani
Kushton më pak dhe ju e dini se çfarë po hani. “Ushqimi i gatshëm nga supermarketi duhet të jetë zgjidhja juaj e fundit. Të gjitha këto snacks mund të kenë konservantë shtesë, vajra vegjetalë të lirë dhe lëndë të parë të nivelit të dytë që nuk japin energji afatgjatë, duke ju lënë të uritur.”, thotë dietologia Gillian Killiner.
Mos hani në tryezën tuaj
Shijoni vaktin tuaj me qetësi nëse është e mundur, ndoshta jashtë nga zyra juaj. Nëse hani në zyrë, ndoshta do të vazhdoni të punoni në vend që të përqendroheni në ushqim, gjë që mund të çojë në shtim në peshë. “Receptori nga zorra në tru nuk do të funksionojë siç duhet dhe do t’ju lërë të ndjeheni të uritur pa kuptuar se çfarë keni konsumuar tashmë”, thotë Killiner.
Pini ujë me kujdes
“Është më mirë të pini ujë më shpesh dhe në sasi të vogla, sesa të pini shumë gjatë vaktit tuaj”, thotë Killiner. Sasitë e mëdha të lëngjeve në vakte mund të bëjnë që disa njerëz të kenë zbaticë gastrike, e cila mund të shkaktojë dhimbje dhe fryrje të stomakut. /abcnews.al

