Rrobat i kishin rënë sipër, si u gjet trupi i heroit Arjan Sala në magazinën e djegur

schedule10:39 - 27 Mars, 2021

schedule 10:39 - 27 Mars, 2021

Prej tri ditësh shërbimi zjarrfikëses ka luftuar me zjarrin që ra në magazinën e qendrës tregtare, për të gjetur 32-vjeçarin Arjan Sala i cili ndërhyri për të shpëtuar punonjësit e kësaj magazine.

Pas tri ditësh ndërhyrje, forcat zjarrfikëse kanë vënë në kontroll flakët e zjarrit dhe kanë gjetur trupin e viktimës.

Ai është gjetur i mbuluar nga rrobat që mund të jenë rrëzuar nga presioni i madh i ujit që kanë hedhur vazhdimisht zjarrfikëset.

Lexo edhe: Ra në krye të detyrës, gjendet gjatë natës trupi i Heroit, Arjan Sala

Gazetari i “ABC” Ermal Vija raportoi se forcat zjarrfikëse bashkë me oficerët e policisë gjyqësore kanë nisur hetimet e para për të zbuluar edhe shkakun që ka sjellë edhe zjarrin që i mori jetën 32-vjeçarit Arjan Sala.

Ndërkohë sipas autoriteteve dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkak të asfiksimit, ndërsa theksojnë se trupi është dëmtuar në pjesët e poshtme.

Tashmë magazinë është e rrënuar pothuajse totalisht.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!