Ekzistojë disa rregulla që çdo anëtar i familjes mbretërore duhet t’i ndjekë, duke filluar nga veshja, dhuratat, ngrënia dhe emërtimi i të porsalindurve. Më poshtë abcneës.al ju ka sjellë disa prej tyre, nëse jeni kureshtarë të dini se çfarë do të thotë të jesh anëtar i familjes mbretërore.
1. Ata duhet ta përshëndesin Mbretëreshën në një mënyrë specifike
Burrat e familjes mbretërore, kur përshëndesin mbretëreshën, përkulin kokën, ndërsa gratë shtrëngojnë duart. Ndërsa kur i drejtohen, i thonë “Madhëria juaj”, më pas “Ma’am”.
2. Fëmijët duhet të luajnë jashtë çdo ditë
Fëmijët në familjen mbretërore ndjekin një orar shumë të rreptë të lojërave në natyre. Ata çdo ditë duhet të lozin, të ecin me biçikletë, të shëtisin me qentë dhe të merren me kopshtari, informon abcnews.al.
3. Ata duhet të vishen në mënyrë të përshtatshme për çdo rast
Mbretërorët kanë një kod veshjeje për çdo rast. Ata duhet të vishen në mënyrë modeste dhe elegante në të njëjtën kohë. Ndërsa djemtë e vegjël, deri në moshën 8-vjeçre duhet të veshin pantallona të shkurtra. Gratë nuk duhet të veshin triko dhe duhet të mbajnë gjithmonë kapele në eventet zyrtare para orës 18;00. Pas kësaj ore duhet të vendoset didemë. Ato gjithashtu nuk mund të lyejnë thonjtë me ngjyra të forta. Anëtarët e familjes mbretërore, kur udhëtojnë, me vete duhet të marrin një veshje të zezë. Në rast se ndodh ndonjë vdekje, ata duhet të jenë të përgatitur.
4. Atyre nuk u lejohet të bëjnë selfie
Anëtarët e familjeve mbretërore nuk duhet të bëjnë selfie në sy të publikut. Mbretërorët gjithmonë duhet të kenë një ndërveprim personal, informon abcnews.al. Këtë e ka treguar Meghan Markke në një turne në Nottingham, në 2017, ku ka thënë: “Nuk na lejohet të bëjmë selfie”.
5. Ata nuk duhet të hanë disa ushqime
Sipas Harrold, anëtarët e familjes mbretërore nuk duhet të hanë butakë, për të shmangur helmimet. Gjithashtu, kur ndodhen në detyra publike, duhet të shmangin ushqimet e detit.
6. Ata nuk duhet të shkojnë në shtrat para Mbretëreshës
Sipas ish-sekretarit privat të Mbretëreshës, William Heseltine, konsiderohet sjellje e keqe të shkosh të flesh para HRH, informon abcnews.al.
7. Ata duhet të ulen në një mënyrë të caktuar
Gratë mbretërore nuk duhet të ulen me këmbët e kryqëzuara në gju, por duhet t’i mbajnë gjunjët bashkë dhe të kryqëzojnë kyçet e këmbëve.
8. Ata duhet të ecin pas Mbretëreshës
Kurdoherë që familja mbretërore është pjesë e një procesioni, atyre u kërkohet të hyjnë në radhë të përparësisë. Kjo do të thotë që ata duhet të hyjnë në dhomë me rregull: Mbretëresha Elizabeth II dhe Duka i Edinburgut, Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit etj./e.b-abcnews.al