Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

QAnon, si po ndikon grupi i teorisë së konspiracionit në shëndetin mendor të mbështetësve të tij

schedule10:09 - 27 Mars, 2021

schedule 10:09 - 27 Mars, 2021

The Conversation

QAnon njihet si një grup i lidhur me konspiracionin , terrorizmin dhe veprimet radikale, siç është kryengritja e Kapitolit në 6 janar. Por ekstremizmi dhe terrorizimi radikal mund të mos jenë shqetësimi real që vjen nga ky grup.

Mbështetësit e QAnon, të cilët mund të  numërohen në miliona , besojnë në një teori konspirative duke pretenduar se një rrjet satanik pedofilësh dhe kanibalësh kontrollon qeveritë e botës dhe mediat.

Ata gjithashtu bien dakord me shumë ide të tjera të çuditshme dhe të pamundura të tilla si: Toka është e rrafshët, se koronavirusi është një armë biologjike që përdoret për të ushtruar kontroll mbi popullsinë e botës, se Bill Gates në një farë mënyre po përpiqet të përdorë vaksinat e koronavirusit për të vendosur mikroçipa te njerëzit.

Por ajo që ka shqetësuar më tepër psikologët është fakti se pasuesit e QAnon ka të ngjarë të ketë sëmundje të rënda mendore.

Shumë mbështetës të QAnon kanë deklaruar – një gamë të gjerë të diagnozave të shëndetit mendor, përfshirë çrregullimin bipolar , depresionin , ankthin dhe varësinë .

Në regjistrat gjyqësorë të mbështetësve të QAnon të arrestuar pas kryengritjes së Kapitolit, 68% raportuan se ishin diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, të tilla  çrregullimi i stresit post-traumatik, çrregullimi bipolar, skizofrenia paranojake dhe sindroma Munchausen nga proxy – një çrregullim psikologjik që bën që dikush të shpikë ose të shkaktojë probleme shëndetësore tek një i dashur, zakonisht një fëmijë, në mënyrë që të fitojë vëmendje.

19% e  amerikanëve kanë probleme të shëndetit mendor.

Midis kryengritësve të QAnon me të dhëna kriminale, 44% përjetuan një traumë serioze psikologjike që i parapriu radikalizimit të tyre , siç ishte abuzimi fizik ose seksual i tyre ose i fëmijëve të tyre.

Fakte psikologjike rreth konspiracionit

Kërkimet kanë zbuluar prej kohësh lidhjet midis problemeve psikologjike dhe besimeve në teoritë e konspiracionit. Për shembull, ankthi rrit mendimin konspirativ, ashtu si izolimi shoqëror dhe vetmia .

Njerëzit në depresion, narcizëm dhe emocionalisht të shkëputur janë gjithashtu të prirur të kenë një mendim konspirativ. Po kështu, njerëzit që shfaqin sjellje të çuditshme, dyshimta dhe paranojake – dhe që janë manipulues, të papërgjegjshëm – ka më shumë të ngjarë të besojnë teoritë e komplotit, raporton abcnews.al

Rritja e mbështetësve të QAnon ka përkuar me një krizë të shëndetit mendor në Shtetet e Bashkuara. Edhe para pandemisë COVID-19, numri i diagnozave të sëmundjes mendore ishte në rritje, me 1.5 milion më shumë njerëz të diagnostikuar në 2019 sesa në 2018.

Izolimi, plus ankthi në lidhje me COVID dhe pasiguria ekonomike, e përkeqësoi  edhe më tepër situatën. Ankthi dhe depresioni u katërfishua gjatë karantinës dhe tani ka prekur deri në 40% të popullsisë amerikane.

 

Një problem serioz

Ekziston mundësia  që njerëzit që mbështesin  idetë e QAnon të kenë probleme psikologjike më të rënda.

Kjo mund të jetë e ngjashme me rastet kur njerëzit bëjnë sjellje të çuditshme për-shembull kur dëmtojnë veten. Këto janë sinjale serioze psikologjike.

Mund të ekzistojë mundësia që QAnon të jetë më pak problem i terrorizmit dhe ekstremizmit sesa një problem i shëndetit të dobët mendor.

Vetëm disa dhjetëra ndjekës të QAnon akuzohen se kanë kryer veprime të paligjshme ose të dhunshme – që do të thotë se për miliona besimtarë të QAnon, radikalizimi i tyre mund të jetë i mendimeve të tyre, por jo i veprimeve të tyre.

Zgjidhja e problemit të QAnon është adresimi i nevojave të shëndetit mendor të të gjithë amerikanëve – përfshirë ata që mendojnë që problemet e tyre janë bindje të QAnon.

Shumë prej tyre – dhe shumë të tjerë që nuk janë mbështetës të QAnon mund të përfitojnë nga këshillimi dhe terapia. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!