Njerëzit ende nuk kanë shkelur në Mars, por një banesë futuriste në Planetin e Kuq sapo është shitur. “Mars House”, e cila është shtëpia e parë dixhitale në botë NFT, është shitur për më shumë se 500.000 dollarë.
Struktura virtuale u dërgua si një skedar 3D në Metaverse të blerësit nga krijuesja Kirsten Kim, të cilën e projektoi gjatë pandemisë së koronavirusit për të “krijuar një atmosferë shëruese duke përdorur filozofinë e saj Digital Zen”.
Shtëpia vjen e mobiluar me sende prej qelqi dhe pëlhura. Përfshin gjithashtu një vend ngrënieje, qëndrimi, gjumi dhe një pishinë. Shtëpia duket se ndodhet në majë të një mali në Planetin e Kuq, duke u siguruar banorëve pamje mahnitëse të peizazhit Marsian. /abcnews.al