Nga Leontina Nika
Artistë të rinj dhe student të Universitetit të Arteve në qendër të krijimeve të tyre në mbrëmje poetike, teatër e film sollën fenomenin e gjakmarrjes. Festivalit Adriatiko – Jonian, sipas udhëheqësit artistik Alert Celoaliaj, kishte në fokus ndërthurjen e traditës dhe sensibelizimin ndaj fenomeneve që u ka shkuar koha. Mbrëmja poetike “Tinguj dhe Vargje” mbështetur në krijimet poetike të fëmijëve të ngujuar.
Producenti i filmit 21001 ditë thotë se për hulumtimin mbi gjakmarrjen, artistët kanë shkelur në zonat, ku fenomeni jeton ende. Regjisor Endi Hoxha dramën e gjakmarrjes është përpjekur ta sjellë në një formë origjinale.
Ku ai pasqyron ngujimin e një familjeje shqiptare në tre breza. Pjesëtari më i ri i familjes, djali, bëhet viktima e krimit të babait të tij, për të cilin ngujimi zgjat 21000 e 1 ditë, regjisori e cilëson veten me fat që në filmin e parë punoi me aktorë të njohur përveç protagonistit Gjoni (fëmijë) Ergi Shushku, u prezantuan Guljelm Radoja, Bujar Asqeriu.
Qëllimi i këtij festivali është që pas hapjes, këto produksione artistike të shfaqen në zonat, ku fenomeni i gjakmarrjes është ende prezent. Festivali Teatror Adriatiko-Jonian mbi Trashëgiminë Jomateriale propozon krijimin e një Rrjeti të Adriatikut Jugor mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, i cili do të duhet të rrisë trashëgiminë jomateriale të të tre vendeve, përmes artit dhe teatrit./ Abcnews.al