Përdhunoi të renë me probleme të shëndetit mendor, 56-vjeçari: E pranoj aktin, nuk jam babai i fëmijës

schedule12:31 - 26 Mars, 2021

schedule 12:31 - 26 Mars, 2021

Eduard Bushi e ka pranuar përdhunimin e 28-vjeçares me probleme të shëndetit mendor një vit më parë, por ka mohuar që të jetë babai i fëmijës. 56-vjeçari u dënua ditën e sotme me 8 vite burg për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur.”

Gjatë seancës gjyqësore mësohet se pasi pranoi përdhunimin ai ka kërkuar edhe falje, i penduar. Megjithatë, atësinë e fëmijës nuk e pranon, pasi sipas tij, me të renë kanë abuzuar seksualisht edhe persona të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një vit më parë në fshatin Ardenicë të Lushnjës. 56-vjeçari përdhunoi komshien e tij, një 28-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për pasojë ajo ka mbetur edhe shtatzënë.

Bushi u arrestua në qershor të 2020 ndërsa fëmija që lindi nga përdhunimi është në jetimore pasi, nëna nuk ka mundësi ta mbajë vetë për shkak të gjendjes shëndetësore.

56-vjeçari u arrestua pas një denoncimi të bërë nga familjarët e së resë. Vëllai i saj njoftoi policinë, pasi pa që në trupin e së motrës po ndodhin ndryshime. Ajo vetë nuk ishte në gjendje të tregonte se çfarë i kishte ndodhur. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!