Dy ditë pas zjarrit, ende nuk gjendet 33-vjeçari që u fut në magazinë për të shpëtuar punonjësit

schedule08:57 - 26 Mars, 2021

schedule 08:57 - 26 Mars, 2021

TIRANË- Edhe pse kanë kaluar dy ditë, ende nuk është gjetur shefi i rojeve të sigurisë në magazinën që u përfshi nga zjarri tek “Casa Italia”.

Arjan Sala 33-vjeç, mbeti i bllokuar në magazinë pasi ishte futur për të shpëtuar punonjësit e tjerë duke u mundur që të shuante flakët. Mbrëmjen e djeshme në ndihmë të forcave Zjarrfikëse ka shkuar edhe ushtria.

Përgjatë magazinës janë hapur disa vrima, në mënyrë që të largohet tymi, por ende nuk është mundur që të ndërhyhet brenda saj për të kërkuar për 33-vjeçarin. E.L/abcnews.al