Kombëtarja jonë luan sonte ndaj Andorras në transfertë. Lojtarët dhe stafin i ka shoqëruar edhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Për Supersport, Duka foli për ndeshjen e sotme dhe faktin se autoritetet kanë kthyer përgjigje negative për të pasur tifozë në stadium, në një kohë kur partitë politike po mbledhin mijëra njerëz në sheshe e rrugë.
“Sot 300 veta në stadium? Çdo vend ka rregullat e veta. Andorra i ka lejuar spektatorët, në Shqipëri jo. Këtu lejojnë vetëm mitingjet politike. Është shumë më e vështirë se në Ligën e Kombeve, do luajmë kartat tona. E rëndësishme është të fitojmë sonte. Sonte do duhet të fitojmë me patjetër për ta nisur mbarë.
Kemi pasur një shkresë nga PolIcia e Tiranës, që thonte se policia nuk do jetë pjesë e organizimit të ndeshjes. Kontaktuam me ta dhe reaguan direkt e thanë se ka qenë një keqkuptim, megjithëse ishte shkresë zyrtare. Ata do jenë në organizimin e kësaj ndeshje.
Kemi një stadium të madh. Nëse do kishte tifozë në stadium do ishte risk shumë më i vogël se në kafë apo mitingje. Vjen një kundërshtar, që të bie një herë në 20 vjet apo në 50 vjet dhe duhet ta kishim shfrytëzuar këtë mundësi për të rikthyer pak normalitet”, u shpreh Duka. /abcnews.al