I ndryshoi jeta, Afërdita Dreshaj zbulon pse vendosi ta quajë djalin Sky Blue

schedule20:01 - 25 Mars, 2021

schedule 20:01 - 25 Mars, 2021

Afërdita Dreshaj po shijon ditët e para si nënë e një djali. Vogëlushi i saj me emrin Sky Blue erdhi në jetë me 16 Mars, dhe lajmin e ëmbël e bëri me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjete sociale. “Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, shkroi ajo krahas fotos së bashku me të birin dhe partnerin.

Modelja ndau një foto nga takimi i parë me të porsalindurin, duke e përshkruar këtë si një moment që i ndryshoi jetën. Partneri i saj, Jakub u shpreh: “Çfarë ndjesie e pabesueshme. As nuk mund ta përshkruaj momentin e mrekullueshëm kur gruaja ime solli në jetë Sky-in tim të bukur.”

Ndërkaq, gjatë një bisede virtuale që ka bërë me ndjekësit e saj, Afërdita ka zbuluar detaje të reja nga lindja. Ajo është shprehur se lindja ka qenë natyrale pasi ka dashur ta përjetojë këtë ndjesi dhe për më tepër rikuperimi është më i shpejtë.

Përsa i përket emrit të vogëlushit se e e kujt ka qenë ideja, modelja është përgjigjur: “Ishte ideja ime… Po qëndroja shtrirë një ditë, po relaksohesha dhe po ndjeja shkelmimet e tij…..dhe thashë do të jetë qielli jonë. Bashkëshorti im e pëlqeu idenë.”, është shprehur Afërdita. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!