Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në selinë e Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ku së bashku me të rinj e të reja mori pjese në seancën e dhurimit të gjakut.
Duke shprehur mirënjohjen për të rinjtë e angazhuar e të përkushtuar ndaj veprave të bamirësisë dhe ndihmës sociale, Presidenti Meta, i falënderoi përzemërsisht që iu përgjigjën thirrjes së “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”. Sipas tij, kjo seancë tregon më së miri një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie sociale dhe humanizmi.
Arbër Hajdari, drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” falënderoi Presidentin e Republikës “për nismën që ka ndërmarrë”, duke i ftuar të gjithë të rinjtë të vazhdojnë veprat e tyre humaniste, veçanërisht të dhurimit të gjakut. /abcnews.al