Një film mbi largimin e dukës dhe dukeshës së Sussex-it, Harry dhe Meghan Markle nga rolet mbretërore pritet të publikohet së shpejti. “Harry & Meghan: Arratisja nga Pallati” do të flasë rreth asaj çfarë ka ndodhur brenda Pallatit Buckingham, që e shtyu dyshen të linin gjithçka pas për një të ardhme më të mirë për veten dhe djalin e tyre.
Filmi do të shfaqë aktorë që luajnë anëtarë të lartë të Familjes Mbretërore duke përfshirë Princin William dhe Kate Middleton dhe Princin Charles dhe Dukeshën e Cornwall. Padyshim, prodhuesit do të fokusohen gjithashtu dhe tek intervista bombë e Harry-t dhe Markle me Oprah Winfrey, e cila u transmetua në fillim të këtij muaji.
Filmi do të detajojë gjithashtu ‘grindjet familjare’ midis Kate dhe Meghan, Charles dhe Harry dhe këtij të fundit dhe William. Ky është filmi i radhës në një trilogji për çiftin, që ndjek “Harry & Meghan 2018: Një Romancë Mbretërore”, e cila mbuloi ditët e para të marrëdhënies së tyre, dhe “Harry & Meghan: Becoming Royal” të vitit 2019, i cili u përqendrua në martesën mbretërore. /abcnews.al