Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me të rinj dhe mbështetës në Tiranë, të cilëve u kërkoi të marrin fatin e tyre në dorë, ndërsa kryeministrin e akuzoi për fyerje dhe përbuzje.
“Kemi një njëri i cili shan dhe përbuz çdo shqiptar. Si ka mundësi që kryeministri i një vendi të mos ndalet as edhe një ditë të vetme për të sharë dhe për të fyer, t’i quajë shqiptarët njerëz përtacë, të paaftë për të punuar, kur e shikon që ikin Shqipëria dhe thotë kjo është njerëzore, por vetëm pushteti, pushteti, pushteti”, tha Mediu.
Qeverinë e Ramës, kreu i Republikanëve, e cilësoi si më të inkriminuarën dhe të korruptuarën që nuk u ka shërbyer qytetarëve.
“Nuk kemi një qeveri që tu shërbejë njerëzve, por kemi një qeveri që shikon vetëm pushtetin”, tha më tej ai.
Në fund ai apeloi për pjesëmarrje masive në votime, duke thënë se alternativa më e mirë është opozita dhe programi i saj për ekonominë.
/abcnews.al/