I dënuar me burg përjetë, Taulant Balliu, anëtari i bandës së Tan Kateshit kërkon lirinë. Ai ka kryer rreth 25 vite burgim, ndërsa tashmë kërkon që të lihet i lirë. Balliu pretendon të fitojë lirinë me pretekstin se nëna e tij jeton e vetme pasi vëllai që kujdesej për të ndërroi jetë.
Taulant Balliu është i njohur ndryshe me pseudonimin “Cikja”, krahu i djathtë i kreu të grupit kriminal Tan Kateshi të ngritur në vitin 1997 në qytetin e Elbasanit.
Fillimet e bandës
Banda mori emrin e kryetarit të saj, Dritan Kateshit. Banda e filloi aktivitetin e vet në maj të 1997. Banda e Kateshit aktivitetin e saj kryesor e ka nisur me grabitje në akset rrugore, vendosje gjobash, vjedhje me dhunë të makinave etj. Të trimëruar me armët në krah dhe numrin e madh të pjesëtarëve të grupit shumë shpejt do të nisnin edhe me krimin e vrasjes.
Ish-anëtarët:
Artan Kateshi(Tani)
Taulant Balliu
Ndriçim Sadushi
Spartak Çaushi
Albert Topi
Ilir Kofsha
Gjergji Dede
Çajup Kasa-i vetëvrarë
30 anëtarë gjithsej
11 të vrarë
10 të dënuar
4 në kërkim /abcnews.al/