New York, gati për të legalizuar marijuanën

schedule12:56 - 25 Mars, 2021

schedule 12:56 - 25 Mars, 2021

4 muaj pasi New Jersey votoi për legalizimin e marijuanës për përdorim nga të rriturit, edhe ligjvënësit e New York-ut po ndjekin të njëjtin shembull. Shteti ka hartuar një projekt-ligj që, nëse miratohet, do të legalizonte për banorët e New York-ut nga 21 vjeç e lart, shkruan Forbes, informon abcnews.al.

Projekt-ligji, i cili po sponsorizohet nga senatori i shtetit Liz Krueger, një avokat i hapur për legalizimin, do të dekriminalizonte zotërimin e marijuanës deri në 85 gram. Ekziston gjithashtu një plan për të vendosur një taksë shtetërore prej 9% në shitjet me pakicë. Gjithashtu, secila komunë do të ketë mundësinë për të shtuar një taksë tjetër mbi 4% të shitjes ose të heqë dorë nga lejimi i shitjeve dhe dërgesave lokale.

Nëse marrëveshja kalon, shitjet mund të gjenerojnë 300 milion dollarë të ardhura për New York-un.

Një dispozitë tjetër në projekt-ligj kërkon thirrjen për krijimin e një agjencie rregullatore shtetërore që do të jetë përgjegjëse për lëshimin e licencave për prodhuesit, ndërsa mbikëqyr shitjet me pakicë, shpërndarjen dhe konsumin brenda. Gjithashtu, banorët e New York-ut do të lejohen të kultivojnë marijuanë për përdorim personal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!