Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me senatoren amerikane, Joni Ernst.
Kurti bën me dije se fokus i kësaj bisede ishte mbështetja e Senatit Amerikan ndaj vendit dhe Ushtrisë së Kosovës, për të cilën shkruan se kjo e fundit po transformohet në një ushtri profesionale.
“Ishte kënaqësi të bisedoj me senatoren Joni Ernst, e cila është përkrahëse e palëkundur e Kosovës në Senatin e ShBA-së. Ajo është nënkryetare e Konferencës Republikane të Senatit dhe bashkudhëheqëse e Grupit të Senatit për Çështjet Shqiptare. Ajo ka luajtur rol jetik në forcimin e Forcave tona të Sigurisë…
E falënderova atë për përkrahjen e vazhdueshme për Forcat tona të Sigurisë, të cilat janë duke u transformuar në një ushtri profesionale, duke punuar në krah me Shtetet e Bashkuara për promovimin e paqes dhe stabilitetit në botë”, shkruan Kurtit në rrjetin social “Twitter”.
/abcnews.al/