Një 46-vjeçar në Vlorë është proceduar penalisht pasi organizonte lojëra fati në ambientet e lokalit të tij. Mësohet se 46 vjeçari A. K., kishte lojëra fati në ambientet e lokalit të tij në në lagjen “1 Maji” në Vlorë, duke fshehur edhe të ardhurat.
Pas kontrolleve, policia sekuestroi 5 pajisje elektronike që përdoreshin për të ushtruar lojërat e fatit. Pronari u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/