Sejko: Aktiviteti ekonomik pritet të stabilizohet, parashikojmë rritje ekonomike në 4.9%

schedule16:22 - 24 Mars, 2021

schedule 16:22 - 24 Mars, 2021

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko,  këtë të mërkurë ka bërë një përmbledhje në lidhje me gjendjen ekonomike të vendit.

Në një deklaratë për mediat Sejko është shprehur se aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet.

Ndër të tjera ai ka theksuar se parashikimet e Bankës së Shqipërisë janë se për dy vjet do kemi përmirësim të situatës, duke shtuar se situata varet edhe nga pandemia.

Sejko ka deklaruar se këtë vit parashikohet të kemi një rritje ekonomike në 4.9%.

“Aktiviteti ekonomik pritet që të stabilizohet për dy vjet. Inflacioni ishte më i ulët nga se pritej. Ecuria u ndikua nga çmimet e ushqimeve. Aktiviteti ekonomik po shkon drejt përmirësimit gjatë dy viteve në vazhdim. Ky normalizim do të shoqërohet me rritje të punësimit.   

Viti i kaluar u mbyll me recesion. Në bazë të deklaratës së politikës monetare parashikojmë të kemi rritje ekonomike gjatë 2 viteve në vijim.

 Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet në 4.9% ndërsa vitin jeter 4.1%. Sa më shpejt të vaksinohet popullsia dhe të vaksinohet popullsia aq më shpejt do të përmirësohen dhe treguesit ekonomikë.Sezoni veror është një test se si do të vijojë rritja ekonomike”, tha Sejko./abcnews.al