Inter-Sassuolo do të luhet më 7 prill dhe tashmë është zyrtare. Dueli i shtyrë për shkak të rasteve me COVID-19 te zikaltrit u shty më 20 mars dhe tani sy skuadrat duhet të bëhen gati për datën e re.
Lega Serie A ka marrë vendimin që Interi të përballet me Sassuolon në të njëjtën ditë dhe orë me sfidën Juventus Napoli. Të dyja ndeshjet nisin në orën 18:45 dhe ky vendim është marrë për një arsye.
Në mbrëmje, prej orës 20:45, janë planifikuar ndeshjet e Champions League Bayern-PSG dhe Porto-Chelsea, ndaj do të luhen më herët sfidat e përmendura më lart. /abcnews.al