Sep Blatter dhe Jerome Valcke janë dënuar nga Komiteti i Pavarur i Etikës në FIFA. Ish-presidenti dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm ishin akuzuar për korrupsion dhe së fundmi kanë marrë një dënim të dytë, që do e shlyejnë pas atij që kishin marrë në vitin 2015.
Blatter dhe Valcke nuk do të lejohen të përfshihen në botën e sportit edhe për 6 vite e tetë muaj, ndërkohë që janë gjobitur edhe me 1 milion franga zvicerane. Për Blatter dënimi i mëparshëm përfundon më 8 tetor 2021, kurse për Valcke më 8 tetor 2025.
Adjudicatory chamber of the independent Ethics Committee sanctions Mr Joseph S. Blatter and Mr Jérôme Valcke: https://t.co/riqpjyPzqS
— FIFA Media (@fifamedia) March 24, 2021
Ryshfet, konflikt interesi dhe shpërdorim detyre, janë shkeljet për të cilat dy personazhet e botës së futbollit janë dënuar. Akuzat e ngritura mbi ta ishin për Botëroret e Katarit dhe Rusisë, për manipulim të votimeve përmes pagesave të ndryshme. /abcnews.al

