FMN paralajmëron Britaninë: Pasoja të rënda nëse largoheni pa marrëveshje

schedule21:52 - 17 Shtator, 2018

schedule 21:52 - 17 Shtator, 2018

FMN ka parlajmëruar Britaninë se do të përballet me rënie të ekonomisë, zhvlerësim të stërlinës dhe rritje të deficitit në rast të një daljeje kaotike nga Bashkimi Europian. ndërkohë, kryeministrja Mej ka paralajmëruar se një skenar i tillë mund të bëhet realitet.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se një dalje pa marrëveshje nga BE-ja do të ketë pasoja të rënda për ekonominë britanike. Aktualisht parashikimet e Fondit për rritjen ekonomike të Britanisë janë 1.5 për qind për vitet 2018 dhe 2019, gjithmonë nëse mes Londrës dhe Brukselit arrihet një marrëveshje për Brexit. “Por në rast të një daljeje kaotike nga BE-ja pasojat do të jenë edhe më të rënda dhe do të shkaktojnë rënien e rritjes ekonomike, rritjen e deficitit dhe zhvlerësimin e stërlinës”, ka deklaruar Kristin Lagard. Ajo ka shtuar se një pakt eventual do t’i zbuste efektet e daljes nga Unioni. “Sidoqoftë, cilado marrëveshje të arrihet ajo nuk do të ketë kurrë efektet pozitive që kishte lëvizja pa pengesa e njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar”, ka vijuar Lagard. Ndërsa sa i takon vendeve të BE-së, ajo ka shtuar se pasojat ndaj tyre do të jenë më pak të dhimbshme. Ndërkohë, kryeministrja Tereza Mej ka deklaruar se parlamentarëve britanikë do t’u jepet mundësia të votojnë propozimin e saj për të dalë nga BE-ja. “Por nëse Parlamenti nuk ratifikon planin, atëherë mendoj se alternativa e vetme do të jetë dalja pa marrëveshje”, ka thënë May. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!