Princi Harry dhe Meghan Markle kanë pranuar se dasma e fshehtë që u përshkrua nga dukesha e Sussex-it në intervistën për Oprah Winfrey nuk ndodhi. Një zëdhënës i mbretërve tha se “çifti shkëmbeu zotime personale disa ditë para dasmës së tyre ligjore më 19 maj”.
Meqenëse një shërbim i tillë nuk përbën një martesë zyrtare, zotimet e tyre nuk janë të ligjshme, dhe jo ashtu siç u shpreh Meghan në intervistën e 7 Marsit. Markle tha gjatë intervistës: “E dini, tre ditë para dasmës sonë, ne u martuam. Askush nuk e di këtë. Betimet i bëmë në dhomën tonë ku ishim vetëm ne me Kryepeshkopin e Canterbury. ”
Ky reagim vjen pasi gazeta britanike “The Sun” publikoi certifikatën martesore të mbretërve, në të cilën theksohej se data zyrtare e celebrimit përkonte me ditën që u mbajt ceremonia madhështore që u pa nga e gjithë bota. Zyrtari që përpiloi licensën tha se Meghan është “e konfuzuar” për martesën.
“Më vjen keq, por Meghan është qartë e konfuzuar dhe keqinformuar. Licenca speciale që hartova iu mundësoi atyre që të martoheshin në Shën George’s Chapel në Windsor dhe ajo që ndodhi me 19 Maj dhe që u pa nga miliona njerëz në të gjithë botën, ishte dasma zyrtare e njohur nga ligji dhe Kisha e Anglisë.”, u shpreh zyrtari. /abcnews.al