Në seancën e zhvilluar ditën e sotme në Hagë për ish-luftëtarët e UÇK, prokuroria speciale ka kundërshtuar pretendimet e avokatit mbrojtjes të Hashim Thaçt, David Hooper.
Hooper deklaroi se ka hasur vështirësi në mbledhjen e materialeve pasi sipas tij provat nga prokuroria i ka dhënë pjesë-pjesë, gjë e cila është kundërshtuar nga kjo e fundit.
Në fjalën e saj prokurorja tha se janë duke ndjekur deklaratat e dëshmitarëve.
“Aktualisht jemi duke punuar me deklaratat paraprake të dëshmitarëve dhe do të punojmë edhe me provat”, tha ajo.
/abcnews.al/


