Bebe Rexha ka konfirmuar prej disa muajsh tashmë romancën e re me Keyan Safyari. Së fundmi, këngëtarja shqiptare është fotografuar teksa po shijonte një shëtitje me biçikletë në Kaliforni. 31-vjeçarja shoqërohej nga i dashuri ndërsa po udhëtonte afër bregdetit piktoresk të Santa Monica-s.
Pamja e thjeshtë e këngëtares dhe pa pikë grimi në fytyrë, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Kjo vjen pak ditë pasi Bebe u shfaq në një video pa asnjë filtër dhe grim në fytyrë. Ajo nuk nguroi të tregonte edhe një herë rrathët e zinj poshtë syve, format trupore dhe strijat, duke iu kërkuar ndjekësve të saj që ta pranonin veten ashtu siç janë.
“Jam shumë e lodhur nga fotoshopi”, shkruante Bebe para disa ditësh. Kujtojmë që projekti më i fundit muzikor i Bebes ishte “Sacrifice”, që u publikua dy javë më parë. /abcnews.al