Dorëzohet kryeministri malazez, Krivokapiç: Për të ruajtur stabilitetin, do ta riorganizojë Qeverinë

schedule22:45 - 23 Mars, 2021

schedule 22:45 - 23 Mars, 2021

Kryeministri, Zdravko Krivokapiç vetëm pak ditë pas mbylljes së zgjedhjeve lokale në Nikshiç, kishte bërë me dije se kishte trazira të reja politike brenda Malit të Zi dhe se qeveria mund të riorganizohej.

Kryeministri malazez një ditë më parë ka bërë me dije se riorganizimi i qeverisë është i mundur brenda “kufijve që janë të pranueshëm”. Qeveria në të vërtetë është nën presion të dyfishtë, si nga opozita e DPS-ës së Milo Gjukanoviçit dhe nga përfaqësuesi i Frontit Demokratik.

Mediat vendase bëjnë me dije se ekziston një polemikë e rëndësishme në Malin e Zi rreth Ligjit të ri mbi Prokurorinë, i cili më parë ishte futur në procedurë parlamentare, por nën presionin e Komisionit Evropian dhe Komisionit të Venecias, procesi i birësimit është pezulluar.

Duke marrë parasysh që afera brenda Agjencisë së Sigurisë Kombëtare është aktuale edhe në Malin e Zi, ku drejtori Dejan Vukshiç u akuzua nga opozita për dhënien e informacionit sekret në agjencinë e inteligjencës të një vendi anëtar të NATO-s, kryeministri u vu nën presion shtesë.

Nuk është e qartë nëse do të ketë një riorganizim të qeverisë dhe në çfarë mase kjo do të ndodhë, megjithatë, është e qartë se Krivokapiç do të dorëzohet para Frontit Demokratik në mënyrë që të ruajë stabilitetin e qeverisë ose të kalojë nëpër zgjedhje të parakohshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!