Prokuroria e krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm, për shtetasin italian Salvatore Leticia, si pjesëmarrës në vrasjen e trefishtë të ndodhur rreth 3 vite e gjysmë më parë në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë.
Po ashtu prokurori Përparim Kulluri kërkoi dënimin me 20 vite burg per Klejvi Doçin dhe 32 vite burg për Markelian Doçin.
Në masakrën pranë Maternitetit të Vjetër, mbetën të vrarë Mentor Lufi, Besnik Sulku dhe Gerti Goxha. Nga hetimet u arrit në përfundimin se ngjarja ishte vijim i një konflikti të nisur po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që kishte vazhduar në Roterdam të Hollandës. /abcnews.al