Ditmir Bushati që u përjashtua nga lista e PS është treguar i ashpër me zgjedhjet e Edi Ramës për emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Bushati u shpreh në ‘A Show’ se në listat e PS-së, sot janë vendosur disa drejtorë që kanë ekzekutuar paratë e shqiptarëve.
“Sot për sot ne kemi arritur në një pikë që më i rëndësishëm duket një ekzekutor i gjakderdhjes financiare. E kam fjalën për ata drejtorë janë në listën tonë, të cilët kanë përgjegjësi të rëndë, për gjakderdhjen financiare në fusha të ndryshme të vendit se sa për një njeri që mund të vijë me diploma nga Oxford, Harvard etj’, u shpreh Ditmir Bushati në SYRI TV.
‘Po unë e kam ambicien, sepse e kam edhe për më lart, unë i ri jam, jetën përpara e kam. Për këtë nuk kam komplekse.
E di çfarë do kisha kompleks unë? Nëse dikush do më akuzonte se kam bëtë pakt me djallin, që ju jap akses njerëzve të dyshimtë, që do të isha peng i këtyre njerëzve etj. Nuk është çështje e Ditmirit, ai është një individ. Për Ditmirin merakoset familja, shokët e shoqet e tij.
Familja ime nuk ka konsumuar asnjë para nga buxheti i shtetit me përjashtim të rrogës që kam marrë si deputet dhe ministër i Jashtëm. Im atë, një komunist, i dha lamtumirën në 1990 dhe nuk u përfshi në politikë që vazhdojnë edhe sot’, tha ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati./ Abcnews.al