E turpshme! Luanin ndaj Shënkollit, lojtarëve të Tiranës U21 u vjedhin çantat në Lezhë

schedule18:33 - 23 Mars, 2021

schedule 18:33 - 23 Mars, 2021

Tirana U21 ishte ditën e sotme në Lezhë për të luajtur ndeshjen e javës së 17 të Kategorisë Superiore për moshën e tyre, teksa bardheblutë u ndalën në barazim 1-1 dhe humbën dy pikë të rëndësishme për renditjen.

Në fakt nuk humbën vetëm pikët, por edhe një pjesë të bazës materiale dhe sendeve personale, të marrë me vete ne stadiumin “Shënkolli”. “Panorama Sport” zbulon se skuadrës bardheblu i janë vjedhur çantat e lëna në dhomat e zhveshjes gjatë kohës kur ata dhe stafi ishin në fushë.

Një lajm aspak i hijshëm, për të cilin mësohet se policia po heton dhe po punon për të gjetur autorët dhe mundësisht sendet e humbura. Lojtarë të Tiranës dhe Shënkollit janë shoqëruar në polici për të rrëfyer mbi ngjarjen. /abcnews.al